Vizioni i Kolegjit Profesional të Tiranës është të jetë një lider në ofrimin e arsimit profesional duke dhënë kontributin e tij për zhvillimin ekonomik të vendit, duke përgatitur profesionistë me orientim praktik të aftë në shërbim të shoqërisë dhe ekonomisë sonë. Arsimi profesional është një zgjidhje optimale për të hyrë në tregun e punës nëpërmjet kompetencave profesionale të përvetësuara. Synimi i Kolegjit Profesional të Tiranës është të ofrojë profesionistë të kualifikuar me aftësi praktike. Mbështetja e studentëve gjatë procesit akademik, si dhe orientimi dhe mbështetja e karrierës edhe pas përfundimit të studimeve është ndër prioritetet e KPT, kwshillim që realizohet nga Zyra e Karrierës në KPT në bashkëpunim me partnerët tanë.