I PARI INSTITUCION I ARSIMIT TË LARTË PROFESIONAL!
Kolegji Profesional i Tiranës është themeluar në vitin 2015 si risi e veçantë në fushën e arsimit të lartë. Kolegji Profesional i Tiranës ofron programe studimi të larta profesionale, me kohë të plotë, të akredituara që zgjasin 2 vjet me 120 kredite. Profesionet që kanë përqindjen më të lartë të punësimit, janë ato që KPT ofron për studentët.
Historia jonë është histori suksesi: prej disa vitesh në treg, akreditimi i parë ndërkombëtar, qindra të diplomuar, përqindje e lartë punësimi, stafi më i mirë, metoda mësimdhënie moderne të ndërthurura me praktikën, laboratorë të teknologjisë së fundit, fitues në disa projekte ndërkombëtare, mundësi praktike në kompani në BE.
Kolegji Profesional i Tiranës është licencuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave numër 699, datë 26/08/2015, si institucion i arsimit të lartë, privat, me statusin kolegj profesional. Ai përbëhet nga dy departamente që ofrojnë 10 programe studimi jo universitare, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, me kohë të plotë, të akredituara:
Kolegji Profesional i Tiranës është akredituar për herë të parë si institucion i arsimit të lartë me Vendimin e Bordit të Akreditimit nr. 66, datë 21.09.2017 “Për akreditimin e parë të institucionit të arsimit të lartë “Kolegji Profesional i Tiranës”, proces i cili u realizua nga ASCAL në bashkëpunim me Agjencinë e Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar.
KPT është riakredituar me Vendimin e e Bordit të Akreditimit Nr. 08, datë 27.01.2023 (shih
Vizioni i Kolegjit Profesional të Tiranës është të jetë një lider në ofrimin e arsimit profesional duke dhënë kontributin e tij për zhvillimin ekonomik të vendit, duke krijuar profesionistë të aftë në shërbim të shoqërisë dhe ekonomisë sonë, duke realizuar veprimtari akademike dhe kërkimore tё zbatuara, të integruara, në përputhje me dhe për aq sa nevojitet për nevojat e realizimit sa më cilësor të programeve të studimit me natyrë profesionale.
%
Të Punësuar
MISIONI I KPT
Të jetë një ndër ofruesit më të rëndësishëm të arsimimit profesional në vend, i cili do të jetë një urë lidhëse midis edukimit akademik dhe trajnimit profesional, duke i ndihmuar studentët në integrimin sa më lehtë në tregun e punës,
Të aftësojë individët në rritjen e kualifikimit dhe përmirësimit të aftësive profesionale nëpërmjet ofrimit të programeve të studimeve të formimit të vazhduar, si formë e të mësuarit gjatë të gjithë jetës, në përputhje me kërkesat dhe parashikimet e legjislacionit në fuqi.
Të jetë një qendër, ku profesionistët e rinj të vendit të njihen me inovacionet që bëjnë pjesë në programet e studimit të ofruara nga KPT.
Të sigurojë një bazë të mjaftueshme njohurish për të mundësuar transferimin e studimeve në nivele më të larta universitare.
Të pajisë studentët me aftësi teorike dhe praktike, për t’i bërë ata të aftë të përballen me sfidat në rritje të tregut të punës, nëpërmjet përshtatjes së programeve të studimit dhe planeve mësimore drejt nevojave reale të industrisë.