Laboratorët

Laboratori i instalimeve elektrike është i pajisur me pajisje dhe module laboratorike bashkëkohore, të cilat i ndihmojnë studentët në përvetësimin sa më të mirë të njohurive teorike dhe në aplikimin e tyre në praktikë. Infrastruktura laboratorike ofron sisteme simuluese virtuale dhe reale konkrete, të impianteve dhe sistemeve elektrike në banesa dhe industri duke bërë studentët gati për tregun e punës. Studenti merr njohuri rreth realizimit të instalimeve elektrike si në ambientet civile ashtu dhe në ato industriale.

4 Laboratorët kanë një natyrë ndërdisiplinore dhe janë të përbërë nga mjedise personale pune (25 Workstation), të cilat shërbejnë për programim, komunikime në rrjet, projektime qarqesh (sistemesh) elektronike me elementë standardë ose me bazë mikroprocesori, etj. dhe simulime në lëndë të ndryshme, sipas programeve të studimit.

Kompiuterët e nivelit Workstation janë të destinuar për punime profesionale specifike. Duke qenë se parametrat e tyre janë tepër të lartë është kënaqësi të punosh qoftë edhe me programe të “rënda”. Gjithashtu pjesë e këtyre laboratorëve janë pajisje laboratorike si servera, switch, routera, Access Point, set për fibrat optike, kabinete etj. për të mundësuar një praktikë të bazuar në teknologjitë që kërkon tregu i punës.

Laboratori i Fizikës është projektuar për demonstrime, eksperimente dhe punë laboratorike, të kurrikulës së fizikës së përgjithshme. Seti i laboratorit, përfshinë pajisjet laboratorike, instrumentet digitale, mësimdhënien interaktive, multimedia, materiale testimi etj. Laboratori iu vjen në ndihmë të gjithë studentëve të çdo programi studimi për përforcimin e dijeve teorike dhe zbatimin e tyre praktik.

Laboratorët e elektronikës mundësojnë eksperimentimin mbi principet dhe ligjet, që përbëjnë dhe shpjegojnë fushat kryesore të kësaj disipline si elektronika analoge, digjitale, e fuqisë etj. Studentët eksperimentojnë fizikisht skema dhe topologji te ndryshme qarqesh elektrike dhe elektronike, sistemet e ndërtuara me to etj. Gjatë realizimit të laboratorëvestudentët njihen dhe përvetësojnë përdorimin e aparaturave dhe pajisjeve dhe ndërfaqjet e tyre me sistemet operative. Laboratori është i pajisur gjithashtu me sete Arduino dhe Raspberry Pi për të mundësuar praktika sa më të mira me mikroprocesorë dhe mikrokontrollorët dhe pajisje të avancuara për te riprogramuar Eprome.

Laboratori u ofron studentëve mënyra aplikimi të njohurive teorike në fushat e automatizimit, kontrollit elektrik, programimit të PLC-ve, kontrollit elektro-pneumatik dhe robotikës. Studentët kanë mundësinë që nëpërmjet moduleve dhe krahut robotik me 4 gradë lirie të kompletojnë njohuritë e tyre teorike me eksperimente praktike. Sete PLC të përshtatura për praktika sa më të mira në fushën e automatizimit industrial ndihmojnë studentët të programojnë në gjuhët standarte dhe të ndërtojnë sisteme automatizimi
Laboratori i pneumatikës dhe elektropneumatikës është një ambient i specializuar që i ofron studentëve një mjedis të përshtatshëm për të mësuar dhe zhvilluar njohuritë në fushën e pneumatikës, si dhe aplikimet e elektropneumatikws. Ky laborator është dizenjnuar për të siguruar një platformë praktike dhe eksperimentale për studimin e sistemeve pneumatike dhe komponentëve të tyre. Laboratori është i pajisur me një gamë të gjerë pajisjesh dhe sistemesh pneumatike, si cilindra pneumatikë, valvula pneumatike/elektropneumatike, kompresorë të ajrit, rregulatorë të presionit dhe një sistem të plotë të lidhjeve të ajrit të cilat janë në formën e stendave mësimore për çdo postacion pune. Këto pajisje dhe sisteme ofrojnë mundësi për të mësuar se si funksionojnë dhe kontrollohen sistemet pneumatike, për të pasuar me Automatizimin Industrial.

Ky laborator dhe ofiçina përbëhen nga disa module praktike si laboratori i ngrohjes dhe sistemeve ngrohëse ku studentët mësojnë dhe praktikojnë në lidhje me sistemet e ngrohjes dhe të prodhimit të ujit; laboratori i ftohjes dhe ajrit të kondicionuar ku studiohet: cikli i ftohjes me avullim / ngjeshja e gazit të lëngët dhe cikli i ftohjes me absorbim/ difuzion; panelet diellore, instalimi dhe mirëmbajtja e tyre etj.

Gjeodezia përfshin matjen dhe hartën e tokës në nivel lokal, rajonal dhe global. Gjeoinformacioni është bërë i domosdoshëm në botën e sotme, që nga sistemet satelitore të navigimit, punët në kantiere ndërtimi, monitorimi i strukturave komplekse, planifikimi modern urban, vëzhgim i rritjes së nivelit të detit etj. Qëllimi i këtij laboratori është rritja e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet teknologjisë dhe në aplikimin e saj. Fushat kryesore janë ato gjeohapsinore dhe qytetet inteligjente ku laboratori do të jetë në shërbim të çdo studenti apo specialisti të fushës. Laboratori ёshtё i pajisur me harta mbi tё cilat studenti kryen projektimet gjeodezike dhe nxjerrjen e te dhënave, dhe të gjitha pajisjet e nevojshme për realizimin sa më të mirë të orëve laboratorike.

Me anë të këtij laboratori, studenti trajnohet të marrë njohuritë e duhura në fushën e diagnostikimit. Studenti do të jetë në gjendje të njohë të gjitha problematikat, e të interpretojë të gjitha problemet elektronike të shfaqura në automjete, duke kryer simulime defektesh të të gjitha llojeve. Pjesë shumë e rëndësishme është edhe ofiçina e cila mundëson realizimin praktik të gjithë njohurive që fitohen gjatë leksioneve dhe ushtrimeve, ku Studenti mëson si funksionojnë teknologjitë e përdorura në automjet, qëllimin/rëndësinë e duhur dhe inovacionin që ato paraqesin në zgjidhjen e problemeve, që shfaq ose përballet projektimi i automjeteve.
Është laborator i formimit të përgjithshëm të materialeve për formimin e përgjithshëm të teknikut të lartë. Ky laborator përmban trajtimin e lëndës së Materialele Inxhinierike. Në këtë laborator trajtohen vetitë fiziko-mekanike, mikro dhe makro strukturat dhe ndërtimi i këtyre materialeve, aparatet matëse (manual dhe digjitale), kushtet e punës së pjesëve të ndryshme të ndërrimit dhe zgjedhja e këtyre materialeve.
I mundësuar nga Bashkimi Europian falë projektit CBHE Erasmus + USIA, ky laborator është një hapësirë e re inovative për stafin dhe studentët e KPT, që aplikon zbatimin dhe qasjen ndaj teknologjive SMART dhe IoT si Smart Home (Shtëpia në dorën tënde), Smart Building, implementimi i sistemeve CCTV, manaxhimi i hoteleve, stacioneve të motit, etj., dhe si t’i bëjmë ato më efektive dhe produktive në kontekstin e ndryshimeve të shpejta dhe kohërave dinamike. Laboratori ka një funksion të dyfishtë: një hapësirë akademike dhe një forum në të njëjtën kohë që mundëson takime dhe evente hibride me pajisje moderne që ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve dhe aftësive për stafin dhe studentët dhe bashkëpunimin më të mirë mes industrinë dhe akademisë.
I mundësuar nga Bashkimi Europian falë projektit CBHE Erasmus + Engine, ky laborator me një natyrë ndërdisiplinor i shërben disa programeve të studimit duke pasur në fokus energjitë e rinovueshme, si pjesë e rëndësishme e kurrikulës së KPT dhe si një nga kërkesat e tregut. Në këtë laborator përfshihen teknologjitë si sistemet HVAC , laboratorët fotovoltaikë, materiale laboratorike në instalimet elektrike dhe shpërndarje, efiçencen energjitike ne ndërtesa (Smart Buildings KNX) etj.