Ndërkombëtarizimi

KPT e konsideron Ndërkombëtarizimin si një sipërmarrje strategjike që po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në kontekstin e globalizimit, bashkëpunimit dhe bashkëpunimit të zgjeruar rajonal dhe integrimit të Shqipërisë në BE. Ai lidhet ngushtë me cilësinë e procesit akademik dhe vetë arsimimin, zhvillimin dhe trajnimin si të stafit ashtu edhe të studentëve (kapitali njerëzor), për rritjen e tyre individuale, përqafimin e agjendës dixhitale dhe të inovacionit, duke qenë një “fabrikë” e rëndësishme e akademisë dhe praktikës.

KPT synon të shndërrohet në një qendër të risive teknologjike, në një institucion inovativ në mënyrën e të mësuarit dhe të ofrimit të programeve të studimit, bazuar dhe në kërkesat e tregut, në një qendër të rëndësishme dhe pikë referimi kombëtare e rajonale në bashkëpunimin dhe promovimin e vlerave zhvilluese e qytetare të arsimit të lartë profesional dhe jo vetëm.

KPT inkurajon një kulturë të ndarjes së njohurive, dijeve dhe praktikave më të mira dhe mbështet lëvizshmërinë e stafit dhe studentëve në institucionet homologe, universitete dhe sektorë të tjerë. Arsimi i lartë profesional ka një natyrë ndërdisiplinore. Për këtë arsye, ai do të shërbejë si një nxitës i sfidave për kërkuesit.

Në këtë kuadër të ndërkombëtarizimit dhe të rrjeteve për zhvillimin e partneritetit, në përputhje me Strategjinë e Zhvillimit të Kolegjit Profesional të Tiranës 2021 -2025:

• KPT ka hartuar Strategjinë e Ndërkombëtarizimit.

• KPT ka krijuar Zyrën e IT dhe Projekteve me qëllim krijimin, zhvillimin dhe aplikimin për projekte ndërkombëtare, partneritete strategjike, aplikimet për grante etj., duke përdorur dhe avantazhin e zhvillimeve teknologjike

• KPT ka pajisur laboratorët e ofiçinat e tij me pajisje që përfaqësojnë teknologji moderne, si Polytech, Dataman, të cilët pasurohen vazhdimisht

• Ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me universitete në rang vendi dhe jashtë

• Është pjesë e projekteve ndërkombëtare.

• Ofron mundësi mobiliteti për studentët dhe stafin në vendet e BE.

• Rritja e cilësisë dhe gjithëpërfshirjes së arsimit në KPT, përfshirë rritjen e kapaciteteve të stafit dhe të organizatës.

• Përvoja ndërkombëtare që u jepet studentëve si një mënyrë e vetë-përmirësimit, duke kontribuar në rritjen e tyre personale dhe profesionale. Njohuri mbi sipërmarrjen që mund të nxitet më tej nga praktika e kryer në vendet e BE-së dhe/ose lëndët e ofruara në KPT.

• Nxitja e partneriteteve vendore dhe ndërkombëtare.

• Të favorizojë inovacionin dhe prodhimin e njohurive.

Kolegji Profesional i Tiranës ka miratuar Strategjinë e Zhvillimit 2021-2025 dhe Strategjinë e Ndërkombëtarizimit, të cilat udhëheqin Kolegjin Profesional të Tiranës drejt sfidave të reja, duke mbështetur vizionin, misionin, prioritetet dhe objektivat, si dhe sigurimin e suksesit për studentët tanë.
Në kuadër të kësaj Strategjie, dhe nisur nga vizioni dhe misioni i saj, KPT synon:

• të jetë një lider në ofrimin e arsimit profesional duke dhënë kontributin e tij për zhvillimin ekonomik të vendit, duke krijuar profesionistë të aftë në shërbim të shoqërisë dhe ekonomisë sonë.

• të jetë një urë lidhëse midis edukimit akademik dhe trajnimit profesional, duke i ndihmuar studentët në integrimin sa më lehtë në tregun e punës.

• të jetë një qendër, ku profesionistët e rinj të vendit të njihen me inovacionet që bëjnë pjesë në programet e studimit të ofruara nga KPT.

•Shndërrimi i KPT-së në një qendër të risive teknologjike, në një institucion inovativ në mënyrën e të mësuarit apo të ofrimit të programeve të reja të studimit, bazuar në kërkesat e tregut, në një qendër të rëndësishme dhe pikë referimi kombëtare e rajonale në kooperimin akademik dhe promovimin e vlerave zhvilluese e qytetare të arsimit të lartë.

•Krijimi i raporteve të ngushta bashkëpunuese me institucionet e ngjashme në rajon dhe më gjerë. Nxitja e zhvillimit të projekteve të përbashkëta me institucione homologe dhe/ apo bizneset në vend dhe jashtë; Mundësimi i trajnimeve kombëtare dhe ndërkombëtare të stafit dhe shkëmbimit të përvojave më të mira

•Pjesëmarrja në evente të ndryshme ndërkombëtare, grupime, shoqata me interesa të përbashkëta duke shfrytëzuar eksperiencat më të mira dhe duke i prezantuar ato për faktorët dhe aktorët e interesuar.

•Pjesëmarrja në rrjete dhe projekte të bashkëpunimit me strukturat dhe institucionet e arsimit të lartë në BE, OECD,etj., sidomos me IAL e rajonit të Evropës juglindore, ato të hapësirës shqiptare në Kosovë e Maqedoni.

•Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në shoqëri; nxitja dhe ndërgjegjësimi i tyre në lidhje me inovacionet, mjedisin etj. Promovimi i inovacioneve, kreativitetit, sipërmarrjes dhe përdorimit të teknologjive të reja.

•Përfshirja në sa më shumë projekte zhvilluese akademike e profesionale në kuadrin e projekteve evropiane të arsimit të lartë, për zhvillimin e stafit akademik, mobilitetin e pedagogëve dhe studentëve, aplikimin e standarteve europiane të cilësisë, organizimin e konferencave dhe eventeve të përbashkëta, shkëmbimin e botimeve akademike nga autorë të njohur, përmirësimin e vazhdueshëm të kurrikulave, pajisjeve, mjediseve mësimore dhe laboratorëve, etj.

•Dhënia e mbështetjes “Zyrës IT dhe Projekteve”, për t’u përfshirë në projekte dhe programe që targetojnë zhvillimin, që kanë përqasje të reja për përdorimin dhe mësimin nëpërmjet teknologjive të reja, politikave dhe aktiviteteve, që ndihmojnë zhvillimin e stafit akademik e administrativ si dhe studentët. Zyra ndjek aplikimet dhe zbatimet e projekteve me partnerë dhe donatorë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe zgjerimin e gamës së këtyre të fundit.