Formimi europian i profesionistëve të së ardhmes, prioritet i KPT
Kolegji Profesional i Tiranës nuk rresht së ofruari mundësi të arta për të rinjtë që aspirojnë një profesion premtues e mbi të gjitha një eksperiencë të re e të paharrueshme jetësore. KPT është padyshim shembulli më i mirë sesi një institucion shqiptar i arsimit të lartë mund të shfrytëzojë në mënyrë efikase mundësitë që japin programet dhe projektet europiane në mbështetje të një diplome të vlefshme profesionale të arsimit të lartë.
Kolegji Profesional i Tiranës është pjesë e disa projekteve europiane si “Mobility for VET in Europe (MoVET)”, “Connected through Mobility” etj.
Falë tyre, studentët e Kolegjit Profesional të Tiranës kanë mundësi të trajnohen e ndjekin praktika 2 javore, 1 dhe 3 mujore pranë kompanive prestigjioze e nën supervizimin e pedagogëve të tyre, ku kostot mbulohen nga projekti. Një mundësi ku shkëmbehen eksperienca personale, jetësore, akademike e kulturore.
Kjo aventurë e një jete është tashmë realiteti i shumë studentëve të KPT që kanë qenë në Itali, Hungari, Greqi, Poloni, Slloveni dhe Sllovaki.
Janë studentët e zgjedhur nga KPT për të ndjekur praktika 1 dhe 3 mujore në Poloni në profilet e Teknologji Informacioni e Komunikimi, Teknologji Automjetesh, Teknologji e Instalimeve Elektrike. Ndiq udhëtimin e tyre në Poloni!
Këta studentë përqafuan shumë dije të reja profesionale dhe gjithashtu dhanë një kontribut shumë të vlefshëm në kompanitë që patën fatin të punonin. Në rastin e një vendi që synon të integrohet në Bashkimi Europian, studentët janë ura lidhëse e forcuese e të vetë identitetit europian të shoqërisë shqiptare së cilës i përkasin. Të bindur për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ndryshimin e vendit, Kolegji Profesional i Tiranës nxit dhe mbështet çdo student që kërkon të njohë një tjetër realitet nga ai me të cilin përballet në përditshmëri.
Studentëve në Kolegj i’u ofrohet mundësia për rritje individuale e profesionale, në një rrugë pa pengesa socio-ekonomike, me kosto të mbuluara e trajnime të ndryshme nga KPT e partnerët e saj. Sepse në KPT, një profesion i vërtetë është një e ardhme e sigurt!