Pse KPT?

Gati për tregun e punës brenda një kohe të shkurtër.

Profesionet që kanë përqindjen më të lartë të punësimit, janë ato që KPT ofron për studentët. Programet e studimit garantojnë punësimin sepse: janë ndërtuar mbi parime praktike (50% teori / 50% praktike) që u përgjigjen kërkesave të punëdhënësve dhe tregut të punës brenda dhe jashtë vendit; përgatisin studentët edhe për studimet universitare

Stafi i KPT, stafi më i mirë – një kombinim brezash e përvojash të shquara akademike dhe profesionistë të rinj të orientuar drejt praktikës.

KPT – i vetmi institucion që ka laboratorë modernë, ofiçina dhe programe që stimulojnë praktikën në terren për një kombinim sa më efektiv të teorisë me zbatimin praktik të dijeve të marra.

FALË PROJEKTEVE EUROPIANE, KPT OFRON: praktikë 1, 3 dhe 6 mujore për studentët në kompani në vendet e Bashkimit Europian, shkëmbim akademik për studentët dhe stafin me partnerë të ndryshëm europianë.

Studentet e programit të studimit “Teknologji Automjetesh” dhe “Elektro Mekanikë”, kanë të drejtë për t’u pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) të Përgjegjësit Teknik të Veprimtarisë së Autoriparimit pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) dhe të hapin servisin e tyre të makinave.

Më shumë se +100 partnerë në biznes dhe industri ku studentët kryejnë praktikat dhe punësohen.

Nota mesatare nuk eshte kriter.

Në KPT jo vetëm mësim! Në KPT i kushtohet vëmendje zhvillimit të veprimtarive jashtëkurrikulare, veprimtarive sportive, argëtuese etj.

Në një botë që ndryshon, një profesion i vërtetë është një e ardhme e sigurt!

Nuk ka kohë për të humbur!

Është koha të fillosh Kolegjin Profesional të Tiranës, ËSHTË KOHA TË NDËRTOSH BOTËN TËNDE!

Një profesion për sot, nesër dhe përgjithmonë!

KONTAKT

Rr. Xhanfize Keko, Kompleksi “Xhura”, Tiranë – Shqipëri

Telefon: 068 20 161 16 /067 20 161 16

Web: www.kolegjiprofesional.edu.al

E – mail: info@kpt.edu.al

(Na ndiqni në Facebook, Instagram, Linkedin, Youtube )