Qendra KPT

Qendra mbështet veprimtarinë e saj në parimin e respektimit të mbrojtjes dhe zbatimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të parashikuara ne Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjet, marrëveshjet ndërkombëtare.

Qendra KPT ka për objekt kryerjen e shërbimeve dhe realizimin e projekteve për qëllime në të mirë dhe në interes të publikut me qëllim që të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, social, në inovacion etj dhe demokratizimin e shoqërisë në vend.

Qendra do të realizojë qëllimin e saj duke punuar në fushat e mëposhtme:

i. Nxitjen e vlerave demokratike dhe qytetare, nxitjen e zhvillimit gjithëpërfshirës; rritjen e përfshirjes sociale, përmes integrimit dhe punësimit

ii. Krijimin e urave lidhëse midis edukimit akademik dhe trajnimit profesional, të krijojë dhe të forcojë lidhjen mes arsimit profesional dhe tregut të punës në kushtet e një kuadri ekonomik dinamik.

iii. Krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për sipërmarrjen e lirë, profesionet dhe biznesin dhe nxitjen e punësimit

iv. Krijimin dhe promovimin e lidhjeve, rrjeteve dhe projekteve akademike, kërkimore dhe /ose kërkimore të aplikuara të institucioneve të arsimit të lartë, vendas ose të huaj

v. Ofrimi i përvojave profesionale

vi. Rritja e kapaciteteve të organizmave, komuniteteve, grupeve të interesit për të qenë pjesëmarrës aktivë në shoqëri, në punësim, në politikë bërje etj.

vii. Forcimin dhe nxitjen e pjesëmarrjes dhe përfshirjes sociale të grupeve të ndryshme të interesit, grupeve sociale në nevojë, të margjinalizuar etj.

Kontakt:

E-mail: qendra@kpt.edu.al