Në programet e studimit të Kolegjit Profesional të Tiranës, pranohen për t’u regjistruar shtetas shqiptarë ose të huaj që plotësojnë këto kritere:
Kanë aplikuar rregullisht në Portalin e Maturës Shtetërore, kanë zgjedhur si preferencë programet e Kolegjit Profesional të Tiranës dhe janë shpallur fitues
Vërtetojnë me dokument zyrtar mbarimin e shkollës së mesme në Shqipëri ose jashtë shtetit, së bashku me listën e notave (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë)
Kryejnë pagimin e tarifës së studimit sipas kushteve dhe përcaktimeve të kontratës përkatëse mes KPT dhe studentit
Dorëzojnë dokumentet e nevojshme për lidhjen e Kontratës së studentit midis tij dhe KPT. Regjistrimi kryhet pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore dhe Kontratave në KPT.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimPër t’u regjistruar në njërin prej programeve të studimit që maturanti ka aplikuar dhe është shpallur fitues, kandidati/maturanti duhet të dorëzojë pranë KPT:
Shtetasit Shqiptarë:
Fotokopje të noterizuar të Diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/ diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar nga MAS
2 Fotografi personale
Certifikatë familjare
Dokumentin e identifikimit (fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës)
Çdo dokument tjetër të përcaktuar si të nevojshëm nga legjislacioni në fuqi dhe KPT
Shtetasit e huaj/ Shtetasit shqiptarë të cilët kanë mbaruar arsimin e mesëm jashtë Republikës së Shqipërisë:
Certifikatë ose diplomë e shkollës së mesme
Transkript të notave të shkollës së mesme
Ekuivalentimin e Diplomës që jepet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë
Fotokopje të noterizuar të pasaportës
Çdo dokument tjetër të përcaktuar si të nevojshëm nga legjislacioni në fuqi dhe KPT