Sekretaria Mësimore

Sekretaria Mësimore është një nga njësitë më të rëndësishme në funksionimin e Kolegjit Profesional të Tiranës dhe koordinimin e raportit midis komunitetit studentor dhe stafit akademik.

Sekretaria Mësimore drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Akademik dhe përbëhet nga Koordinatoret e Departamenteve

Sekretaria Mësimore është përgjegjëse për çështjet e organizimit dhe të administrimit të procesit akademik të mësimdhënies në KPT

Mban kontakte të rregullta me Departamentet dhe studentët; Mbikëqyr procesin e transferimit, të mobilitetit, të ndërprerjes dhe të rifillimit të studimeve në KPT sipas akteve rregullatore të KPT

Trajton administrativisht të gjitha kërkesat/ankesat e studentëve që lidhen me aspekte administrative dhe akademike, dhe i përcjell ato me sqarimet e nevojshme tek autoriteti përkatës.

Zyrat e Sekretarisë Mësimore janë të hapura çdo ditë nga ora 9:00 deri 16:30.

Kontakt:

Megi Guzja / Sekretar i Përgjithshëm Akademik i KPT

E-mail: megi.guzja@kpt.edu.al

Jolda Bregu Koordinatore e Departamentit të Teknologjisë së Informacionit

E-mail: jolda.bregu@kpt.edu.al

Norda Kocaqi Koordinatore e Departamentit të Elektro Mekanikës dhe Sistemeve të Aplikuara

E-mail: norda.kocaqi@kpt.edu.al