Si rregull pagesa e tarifës së studimit kryhet në katër këste. Për pagesat e menjëhershme, ofrohen ulje. Pagesa e tarifës së studimit kryhet në llogaritë bankare të Kolegjit Profesional të Tiranës.
BURSAT
Një nga prioritetet e Kolegjit Profesional të Tiranës është të vlerësojmë punën dhe meritat e çdo studenti dhe në të njëjtën kohë ta motivojmë atë.
KPT ofron bursa ekselence në varësi të mesatares së notave në maturën shtetërore dhe/ose në vitet e studimit në KPT.