Njohuritë e nevojshme për të lexuar dhe zbatuar projektet e detajuara teknike
Njohuri për teknologjitë bashkëkohore të ndërtimit, për vetitë e materialeve të ndërtimit dhe mënyrën e aplikimit korrekt në vepër
Njohuritë bazë në lidhje me llogaritjet e thjeshta inxhinierike
Njohuri të avancuara të programeve inxhinierike vizatuese në ndihmë të përpunimit dhe detajimit të projekteve arkitektonike, inxhinerike, etj
Njohuritë në lidhje me testet standarde dhe të avancuara për materialet e ndërtimit, dherat, monitorimet gjeoteknike dhe kontrollin e cilësisë së punimeve në projekte infrastrukturore
Mundësi për të hyrë në tregun e punës në fushën e zbatimit të projekteve ndërtimore të kategorive të ndryshme, duke përfshirë edhe projektet e rikonstruksioneve dhe mirëmbajtjes së veprave.