Pas marrjes së diplomës në KPT, të gjithë studentëve të programit të studimit “Teknologji Automjetesh” ose “Elektro Mekanikë”, Ju lind e drejta për t’u pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale të Përgjegjësit Teknik të Veprimtarisë së Autoriparimit pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) (https://www.dpshtrr.al/sherbime/individe/deshmi-dhe-certifikata) dhe të ushtrojnë profesionin në veprimtaritë përkatëse të autoriparimit në plotësim të detyrimeve të Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për auto riparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar, (Kategoria VII.3.B.1)