Përgatit specialistë në zbatimin e metodologjive në fushën e diagnostikimit të defekteve, në riparimin e defekteve dhe servis automjetesh
Aftëson me njohuritë e duhura studentin, të gatshëm për t’i dhënë zgjidhje problemeve të shumta në automjete
Jep aftësi për të zhvilluar procedurat e vënies në punë, montimit, riparimit dhe shërbimet e ndryshme të pjesëve të automjetit, duke filluar nga motori, sistemet elektrike etj.
Jep njohuri për të gjitha drejtimet e ndërtimit/funksionimit të një automjeti, të nevojshme në punën gjatë servisit të automjetit. Studenti mëson si funksionojnë teknologjitë e përdorura në automjet, qëllimin/rëndësinë e duhur dhe inovacionin që ato paraqesin në zgjidhjen e problemeve, që shfaq ose përballet projektimi i automjeteve.
Të diplomuarit kanë mundësi të punësohen fushat si shërbimi, riparimi, testimi i automjeteve, konsulenca në lidhje me automjetet, si menaxher ose konsulent shitjesh të automjeteve etj.