Thirrje për punësim, Staf Akademik me kohë të plotë në Kolegjin Profesional të Tiranës

  • Kolegji Profesional i Tiranës, nëpërmjet këtij njoftimi, kërkon të punësojë:

Staf Akademik me kohë të plotë (Full Time), në programet e studimit profesional 2 vjeçar “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, “Database dhe Web Design”, “Teknologji Ajrimi dhe Kondicionimi”.

 

 

Kriteret kualifikuese të kandidatit për staf akademik:

  1. 1. Të kenë përfunduar studimet MSc në fushën e kërkuar për punësim;
  2. 2. Të ketë përvojë në mësimdhënie;
  3. 3. Eksperienca praktike profesionale në fushën e kërkuar për punësim përbëjnë avantazh;
  4. 4. Aftësi të shkëlqyera në komunikim;
  5. 5. Njohës i/e mirë i gjuhës Angleze;

 

 

Dokumentacioni për aplikim:

  • CV (Curriculum Vitae),
  • Letër Interesi,
  • Diplomë (të skanuara),
  • Kualifikime të tjera.

 

Dërgoni aplikimin tuaj në info@kpt.edu.al

Aplikimi është i hapur deri në datën 31.08.2024 ora 17:00.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.