Teknologji Ajrimi dhe Kondicionimi

9. Teknologji Ajrimi dhe Kondicionimi
15
Tet, 2018

Programi përgatit specialistë në zbatimin e metodologjive në fushën e projektimit, zbatimit dhe mirëmbajtjes të sistemeve HVAC.

Programi fokusohet në:

  • Teorinë e ftohjes
  • Qarqet elektrike në HVAC
  • Sistemet e kondicionimit, teoria ajrit të kondicionuar
  • Aplikimet kompjuterike dhe laboratorike.


Programi pajis studentin me:

  • njohuri të thella tekniko-shkencore të nivelit të lartë, që kërkohen nga fusha të ndryshme të impianteve për ngrohje, ftohje dhe ajër të kondicionuar.
  • aftësinë për perzgjedhjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve mjedisore për sektorin e banesave, qendrave multifunksionale dhe ato komerciale.
  • aftësi të qëndrueshme dhe njohuritë e nevojshme për projektimin, operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve mjedisore të ngrohjes, ventilimit, ajrit të kondicionuar dhe ftohjes (HVAC / R).
  • aftësi për të ndihmuar teknologët në projektimin e sistemeve të ndërtesave, duke llogaritur ngarkesen e ngrohjes dhe rrjetin, kanalet e shpërndarjes së ajrit dhe pajisjet. Ata gjithashtu mund të hartojnë planimetritë dhe të bejne vizatimet e nevojshme me ndihmen e       kompjuterit dhe softëare-ve respektive.
  • aftësi praktike, duke punuar në kaldajat, kondicionerët, pajisjet ftohëse dhe pajisje të tjera në laboratore.
  • njohuritë e nevojshme mbi instalimet elektrike dhe qarqet e kontrollit per instalimet e realizuara.
  • aftësi për të zhvilluar procedurat e vënies në punë, e montimit, riparimit dhe shërbimet e ndryshme të sistemeve HVAC.


Mundësitë e punësimit pas diplomimit

Të diplomuarit në këtë program studimi kanë mundësi të punësohen në fushat që lidhen me projektimin, ndërtimin, shërbimin, riparimin, testimin e sistemeve HVAC dhe si menaxher tregtar dhe konsulent shitjesh të pajisjeve të ngrohje, ftohje, kondicionimit:

  • në zyrat e projektimit të këtyre sistemeve
  • në sektorët e ndërtimit të banesave dhe ambienteve tregtare
  • në departamentet e menaxhimit të pajisjeve HVAC
  • në fushën e automjeteve të lehta dhe të rënda
  • në industrinë ushqimore
  • në laboratorët shkencorë, në mësimdhënie
  • si profesionist i lirë në fushën e tregtisë dhe mirëmbajtjes të pajisjeve HVAC.

 

Course Content

Curriculum is empty

Instructor

Reviews

0.0

0 ratings

5 star
0%
4 star
0%
3 star
0%
2 star
0%
1 star
0%