Në kuadrin e zhvillimit të aftësive të punonjësve tanë për të performuar sa më mirë në vendin e punës në dëshirojmë të zhvillojmë trajnime për dy kategori të punonjësve tanë në Shoqërinë Coca-Cola Botling Shqiperia Sh.p.k:
ELEKTRIÇIST
TEKNIK MEKANIK
Synimi ynë është që në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit të jenë të aftë të punojnë në makineritë tona në fabrikë. Në këtë kuadër, ne po shikojmë mundësinë e bashkëpunimit jo vetëm me Qëndra të Formimit Profesional por dhe me Institucione Akademike/Arsimore apo profesorë/ekspertë në fushë. Rrjedhimisht, ne do të dëshironim të bashkëpunonim me institucionin tuaj për organizimin e trajnimit për keto dy grupe. Nëse kjo është e mundur, ju lutem më dërgoni një përmbledhje të programit të trajnimit që ju mendoni se mund të përshtatet për punonjësit tanë, kohëzgjatjen e tij, organizimin në nivele në mënyrë që ne ta vlerësojmë dhe të vijojmë më tej.
Për të ndihmuar në seleksionimin e kursit të duhur, po ju dërgoj më poshtë detyrat përkatëse që zhvillon një elektricist dhe teknik mekanik në vendin e tij të punës:
DETYRAT E ELEKTRICISTIT:
- Kontrollon dhe aktivizon impiantet ndihmëse në fillim të çdo turni.
- Bën ekzaminim të difekteve gjatë procesit prodhues dhe ndërhyrje për riparimin e menjëhershëm.
- Plotëson formularët e nderhyrjes pas mbylljes së difektit.
- Bën ekzekutimin e programit të mirëmbajtjes parandaluese në pajisje.
- Bën kryerje të kontrollit të pajisjeve sipas frekuencave të përcaktuara në procedurat e aprovuara.
DETYRAT E TEKNIK MEKANIK:
- Kontrollon dhe aktivizon impiantet ndihmëse në fillim të çdo turni.
- Ekzaminon difektet gjatë procesit prodhues dhe ndërhyn për riparimin e menjëhershëm.
- Plotëson fletën e ndërhyrjes pas mbylljes së difektit.
- Ekzekuton programin e mirëmbajtjes parandaluese në pajisje.
- Kryen kontrollin e pajisjeve sipas frekuencave të përcaktuara në procedurat e aprovuara.