Klaudio Remi, student i vitit të dytë pranë Kolegjit Profesional të Tiranës, në programin Teknologji Ajrimi dhe Kondicionimi tregon eksperiencën e tij profesionale pranë kompanisë prestigjioze Daikin – ECS.
Klaudio filloi studimet e larta profesionale pranë KPT në vitin 2019. Falë punës së tij dhe përkushtimit të stafit akademik, ju krijua mundësia për tu punësuar pranë kompanisë Daikin – ECS ku ai vazhdon dhe sot.
Kolegji Profesional i Tiranës asiston vazhdimisht studentët e përkushtuar për tu punësuar në profesionet e tyre pa dalë ende nga bankat e shkollës.