Selvio Bilani ka përfunduar studimet e larta profesionale pranë Kolegjit Profesional të Tiranës në degën e Teknologji Informacioni dhe Komunikimi. Ai spikaste nga studentët e tjerë sepse gjatë gjithë studimeve të tij akademike punonte për të mbuluar shpenzimet dhe njëkohësisht studionte me shumë përkushtim duke treguar aftësi shumë të mira praktike. Selvio sot është i punësuar si Administrator Sistemesh pranë RTSH (Radio Televizionit Shqiptar) dhe ndjek specializime të herëpashershme për të perfeksionuar edhe me tej aftësitë në profesionin e tij. Ai thotë se KPT ishte institucioni që i hapi dyert e karrierës dhe është gjithmonë falënderues për stafin shumë të përgatitur dhe të gatshëm në çdo kohë.
